Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lewis Hamilton hetohet nga policia për selfie-n në Snapchat

Lewis Hamilton hetohet nga policia për selfie-n në Snapchat
March 16
20:01 2016

Lewis Hamilton është hetuar nga policia në Zelandën e Re për një selfie që ka bërë hipur në motoçikletë.

Vetëm disa ditë para mbrojtjes së titullit në Melbourn, Hamilton ka postuar video në Snapchat. Në njërën shfaqet Hamilton në autostradë dhe te tjetra i hipur në një Harley Davidson.

Në Zelandën e Re është e paligjshme të përdorësh telefonin kur je duke ngarë makinën apo çdo mjet transporti.

Policia vetëm e ka paralajmëruar Hamiltonin për rreziqet që sjell përdorimi i telefonit dhe nuk ka marrë ndonjë veprim kundrejt tij.

Hamilton ka qenë me fat në këtë incident, sepse policia ka thënë: “Ne nuk kishim prova të mjaftueshme se Lewis Hamilton ka bërë shkelje ligji”.

Komento
Shperndaje