Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ledri Vula dhe Getoar Selimi, rivalë? Gaboheni, faktet tregojnë të kundërtën…

Ledri Vula dhe Getoar Selimi, rivalë? Gaboheni, faktet tregojnë të kundërtën…
May 20
12:57 2017

Kanë qenë pjesë e një labeli, miq të mirë dhe, mesa duket, miqësia e tyre ka qenë aq e fortë sa disa debate apo mosmarrëveshje nuk mund ta zbehin atë.

Po flasim për dy nga reperat më të njohur të momentit, Ledri Vula dhe Getoar Selimi, të cilët, ndonëse ndjekin tashmë karriera të ndryshme, duket se miqësinë e vjetër nuk e kanë harruar.

Po t’i hedhësh një sy profileve të tyre në Instagram (ku Ledri ia ka kaluar në numër ndjekësish Getit) reperat nga Kosova e ndjekin veprimtarinë e njëri-tjetrit në Instagram.

Tani nuk e dimë se cili ka qenë i pari që ka ndjekur tjetrin në Instagram, por faktet, siç e shihni, flasin vetë. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për marrëdhënien e Ledrit me ish-kolegun e tij, Skivin, me të cilin ka qenë pjesë e Skillz, pasi të dy djemtë nuk janë fansa të njëri-tjetrit në rrjetin më të famshëm social, Instagram./Blitz.al

 

 

Komento
Shperndaje