Blitz

 Breaking News

Le të heqim mendjen nga Covid-19! Gocat e Hostel By Anabel ju presin sonte në mbrëmje

Le të heqim mendjen nga Covid-19! Gocat e Hostel By Anabel ju presin sonte në mbrëmje
March 23
15:36 2020

Rikthehen “ato”!

Megi, Dea, Viola, Alberta dhe Anna pas suksesit të dy sezoneve të mëparshme në platformën e “YouTube”, rikthehen sonte me “Hostel by Anabel 3”.

“Si N’jetë” do të mbajë emrin ky edicion i këtij viti të cilin producentja dhe themeluesja e Anabel.al e ka menduar, ideuar dhe realizuar 100% në formën e një reality-show, pra si në jetë!

Në llogarinë e Instagram të Anabel.al është publikuar edhe traileri përmbledhës me ato çfarë do të ndiqni sonte në premierën e parë të “Hostel by Anabel 3”.

Gjëra që ndodhin nga përditshmëria e tyre, vijnë në një reality show krejt origjinal, që mund ta kuptoni dhe përjetoni vetëm duke e parë të hënën, ora 21:00 në kanalin e YouTube-it, Anabel Entertainment. Një ilaç i mirë për trurin nga stresi i Covid-19! Mos dil nga shtëpia, shiko “Hostel by Anabel 3”. Blitz.al/ Ronaldo Sharka.

Share