Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largimi i Ledion Liços nga Top Channel; kush humb dhe kush fiton nga këto aludime

Largimi i Ledion Liços nga Top Channel; kush humb dhe kush fiton nga këto aludime
July 10
16:59 2018

Prej ditësh në mediat shqiptare po qarkullon lajmi se Ledion Liço do të largohet nga Top Channel. Ishte Syri.net i cili në një artikull shkroi se burime të tyre ishin shprehur se dhëndrri i familjes Hoxha, njëkohësisht pronarë të këtij televizioni kishte hasur në përplasje me drejtorin aktual Ben Blushi.

“Pas shumë përplasjeve me Ben Blushin, është larguar nga televizioni kombëtar edhe Ledion Liço. Mundësitë janë që edhe ëndrra e Liços ka qenë të jetë drejtor i madh në një post zyrtar.”, – shkruhej në artikull.

Ledioni në një postim në Instastory i quajti këto lajme të pavërteta duke mos thënë asnjë fjalë më shumë mbi aludimet që qarkullonin në rrjet. Po të njëjtat fjalë kanë qarkulluar edhe sot ku një screenshot bisede në grup pretendon se Ledion Liço ka ndarë një mesazh “lamtumire” me stafin e tij të “The Voice”.


Në mesazhin e tij Liço sqaron punonjësit se është detyruar që të prishë kontratën për vazhdimin e këtij emisioni, pasi ka probleme me pagesat e tyre.

“Të dashur, me hidhërim të thellë ju njoftoj se nuk do të vazhdoj dot më punën me ju. Për shkak të problemeve me pagesat tuaja, mu desh të merrja këtë vendim të vështirë por të duhur. Për angazhimin tuaj këtë periudhë do t’ju paguaj unë personalizht. Më vjen shumë keq që shkoi puna kështu. Për vazhdimin tuaj të mëtutjeshëm komunikoni me Violën e burimeve njerëzore. Ishte nder dhe privilegj të punoja me ju. Uroj në të ardhmen të jemi sërish bashkë për punë e për qejf. Ju kërkoj falje për çdo pakënaqësi që mund t’ju kem shkaktuar. Në pa mundësi për t’ju takuar të gjithëve një e nga një, Ledioni.”,- thuhej në mesazhin supozuar të dërguar nga Ledioni.


Le të ndalemi pak në këto aludime të ngritura dhe ti analizojmë me kujdes.
Ky komunikim mund të jetë i vërtetë po aq sa edhe mund të mos jetë. Ky mund të jetë thjesht edhe një tekst që kushdo mund ta formulojë dhe t’ja dërgojë kujtdo që të dëshirojë dhe të pretendojë se është i vërtetë. Pra mbetet në nivelin e një aludimi.
Padiskutim që ajo që bën më së shumti lajm për largimin është fakti që po flitet për Ledion Liçon, një nga moderatorët kryesorë në Top Media që mban në CV e tij moderimin e disa produksioneve të suksesshëm në Top Channel dhe më kryesorja është bashkëshort i një prej trashëgimtareve të Top Channel. Pikërisht këto të fundit e bëjnë disi të dyshimtë faktin se ky mesazh lamtumire mund të mos jetë i vërtetë.
Ledioni e ka nisur karrierën e tij si drejtues i “Top Select”, më vonë i “Top Fest”, “The Voice of Albania”, “The Voice Kids”, “Big Brother”, “Top Awards” dhe secili prej tyre është konsideruar i suksesshëm. Nëse Ledioni do të largohej nga Top Channel atëherë “The Voice” do të humbiste përfundimisht moderatorin i cili është kthyer në një farë mënyrë pjesë e përhershme dhe person që identifikohet direkt me formatin. Pra për vetë televizionin do të ishte humbje që një moderator profesionist si Ledioni të braktiste një produksion të tillë i cili ka filluar punën për edicionin e ardhshëm, (pasi audicionet për “The Voice Kids” kanë filluar prej kohësh).

Përsa i përket konflikteve që janë supozuar mes tij dhe Ben Blushit mund të jenë sa të vërteta aq edhe të supozuara. Mos të harrojmë që periudha kohore e punës që Blushi ka në Top Channel është e shkurtër dhe ende nuk i ka dhënë frutet e para ndaj duket disi e pakuptimtë që një drejtor i ri të konfliktohet aq sa të largojë nga puna një moderator me ekperiencë të gjatë në televizion.

Ky lajm tregon se në kohët e sotme arrijmë në përfundime të pabaza shpesh, që marrin flakë nga një “spunto” ndoshta edhe e pabazë apo e pavërtetë. Ledion Liço i ka dhënë Top Channel-it në gjithë këto vite karrierë shumë produksione të suksesshme njësoj sic edhe ka marrë prej tij. Ndaj larrgimi i tij duket më shumë se një dyshim i pabazë jo vetëm për shkak të lidhjes familjare por edhe për jetëgjatësinë që ai ka në Top Channel.
Këtu lind kuptueshëm pyetje : Mos vallë nga mediat po bëhet “shumë zhurmë për asgjë”?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje