Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lady Gaga premton se do performojë këngën “Shallow” në Oscars vetëm nëse i plotësohet një kusht

Lady Gaga premton se do performojë këngën “Shallow” në Oscars vetëm nëse i plotësohet një kusht
November 14
20:41 2018

(Spoiler alert) Pavarësisht se në filmin “A Star is Born”, Ally që luhet nga Lady Gaga dhe Maine që e luan Bradly Cooper kanë një marrdhënie që nuk funksionoi, ata sërish ja dolën të na sillnin një nga këngët më të bukura të të gjitha kohërave. Po, jemi duke folur pikërisht për “Shallow” dhe për faktin që artistja ka premtuar se do të japë një superperformancë të kolonës zanore në mbrëmjen e Oscars.

Ajo e ka thënë këtë në një intervistë për “Variety” por gjithsesi ka një kusht. Performanca do të bëhet vetëm nëse kënga nominohet për Oscar, gjë që ka shumë gjasa të ndodhë pasi edhe pse është ende herët kritikët parashikojnë që “A Star is Born” do ta lërë gjurmën e vet në shfaqjen e këtij viti.

“Do ta bëja 100% nëse nominohet. Madje kam folur dhe me Bradley-n dhe ai më mbështet në këtë.  Kemi folur dhe për performacën dhe çfarë do të bëjmë në skenë, mund t’ju them që do të jetë diçka cool dhe jo e zakontë”- është shprehur këngëtarja e “Bad Romance”.

Nuk jemi të sigurtë çfarë do të thotë artistja me “jo të zakontë” por kjo gjë na bën që ta presim me padurim performancën pasi duket që dyshja Gaga-Cooper kanë diçka speciale në mendje.

E mira do ishte që ata të këndonin dhe “Scene 98” apo “Hair Body Face” në mbrëmjen e Oscar-ve por thjesht nuk do ishte e drejtë për konkurentët e tjerë pasi do të vidhnin gjithë vëmendjen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje