Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndarë? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndarë? Ja fotoja që ngriti dyshimet
September 18
18:47 2019

Menjëherë pas intervistës super të veçantë si çift për Playboy, Kylie Jenner ka ngritur dyshimet se është ndarë nga partneri i saj, Travis Scott. Kjo për shkak të një postimi që ajo bëri në Instagram.

Miliarderja 22 vjeçare ka postuar një foto të sajën para pasqyrën, ku pozon në garderobën e saj. Deri këtu, çdo gjë është në rregull. Por ajo shkroi krahë fotos: “Nuk është një lojë çuno.”

Dhe më pas, mikesha e saj e ngushtë Yris Palmer komentoi: “E bërë për një lojtar.”

Dhe fansat filluan të vinin në dyshim marrëdhënien mes tyre. Por jo vetëm kaq! Ata kanë vënë re një detaj të rëndësishëm që mungon.

Gjithnjë në fotot e saj të mëparshme në garderobë, vihej re korniza e fotos me Travis, që ndodhej gjithnjë mbi komodinë. Ndërsa këtë herë, jo më!

Të gjithë po shpresojnë që këto aludime të mos jenë të vërteta dhe çifti të vazhdojë të jetë i lumtur bashkë./Blitz.al/

 

Share