Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky është truku që Kate Middleton dhe Princi William përdorin për të shmangur fotografët

Ky është truku që Kate Middleton dhe Princi William përdorin për të shmangur fotografët
November 07
18:45 2018

Për sa kohë që keni një lidhje interneti dhe një farë interesi për atë çfarë ndodh me familjen mbretërore angleze me siguri e keni vënë re që Princi William dhe Dukesha Kate janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Por mesa duket ata vetë nuk duan të ekspozohen dhe aq më shumë, të fotografohen gjithë kohën.

Në fakt kjo gjë është ajo që i ndan më shumë trashëgimtarin e kurorës Princin Charles dhe djalin e tij William, me Charles-in që e përballon shtypin në mënyrën më të mirë dhe dëshiron gjithë vëmendjen e mundshme dhe me William që është një person i cili do privatësinë e tij.

Ata që i qëndrojnë afër familjes mbretërore shprehen se të gjithë fëmijët e Charles janë maniakë të kontrollit të situatave dhe perfeksionit por sidomos William. Ai dhe Kate, kur vjen puna për t’ju shmangur fotografëve kanë një truk që e përdorin gjithmonë. Nëpër evente apo dalje publike ata gjithmonë nk shohin drejt aparateve fotografike apo një pike të caktuar, kështu paparazz-ët e kanë shumë të vështirë të shkrepin një foto të mirë të tyre. Ne po e quajmë këtë “Bëj sikur nuk e ke mëndjen” dhe ky është shembulli ilustrues.

E ndërkohë që Charles dhe Camilla gjithmonë i shkelin syrin kamerës dhe i dhurojnë medias atë që ata duan, Kate dhe William preferojnë që buzëqeshjet apo shikimet plot dashuri t’ja dhurojnë njëri tjetrit, në prapaskenë.

Kështu është, disave i duhet të bëjnë 200 foto pa mëndje që të nxjerrin të duhurën, Kate dhe William as nuk përpiqen fare dhe nxjerrin poza si kjo:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje