Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky detaj në shtëpinë e Xhenit dhe Benardit tregon se lidhjes së tyre i është vënë vula!

Ky detaj në shtëpinë e Xhenit dhe Benardit tregon se lidhjes së tyre i është vënë vula!
June 15
13:59 2017

Ata kanë qenë çifti më i komentuar nga publiku në edicionin e këtij viti të “Big Brother”. Historia e tyre e dashurisë i ka mbajtur të ngulitur pas ekranit me mijëra fansa, por duket se ata po e shijojnë më shumë marrëdhënien pas daljes nga shtëpia. Të dy janë shumë aktivë në rrjete sociale dhe postimet në shoqërinë e njëri-tjetrit nuk kanë të mbaruar.

Ata kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit e prej kohësh kanë lindur dyshimet se kanë filluar dhe të bashkëjetojnë në Tiranë. Pak orë më parë, Xheni ka postuar në Instastory një foto shumë të bukur, por edhe shumë domethënëse. Bëhet fjalë për disa fotografi, momente të çiftit shkëputur nga 3 muaj njohje që kanë bashkë. Fotot janë të vendosura në murin e një shtëpie, e cila me siguri duhet të jetë vendqëndrimi i dy të dashuruarve. Ndoshta është pak ky detaj, por çdokush që është familjar e kupton idenë dhe rëndësinë e një fotografie në murin e shtëpisë. Gjeste të tilla tregojnë shumë, çfarë do të thotë se Xheni dhe Benardi arrijnë ta shohin njëri-tjetrin si një familje./Blitz.al/

Komento
Shperndaje