Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kush tha që ai ka vdekur?”- Këngëtarja e njohur shqiptare gdhend në trup portretin e Michael Jackson

“Kush tha që ai ka vdekur?”- Këngëtarja e njohur shqiptare gdhend në trup portretin e Michael Jackson
April 14
16:28 2019

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është shumë aktive në rrjete sociale duke tërhequr vëmendjen e shumë personave sidomos në llogarinë e saj në Instagram, prej ku publikon foto provokuese të cilat marrin me mijëra pëlqime e komente.

Sikurse duket edhe nga fotot e postuara, Morena është tepër e apasionuar pas tatuazheve, dhe “vepra” e saj e fundit e gdhendur në trup ka zbuluar edhe një personazh publik që ajo e adhuron.

Këngëtarja ka publikuar një foto në “Snapchat” ku shfaqet portreti i Michael Jackson i bërë tatuazh në krahun e saj.

Portreti i yllit të popit është gdhendur në trupin e Morenës dhe ajo ka dashur që këtë ta ndajë me të gjithë ndjekësit.

“Kush tha që ai ka vdekur? MJ”- mbishkruan Morena në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar!

Michael Jackson ka miliona adhurues nga e gjithë bota, ama të paktë janë ata që do guxonin të bënin diçka të tillë si Morena!/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje