Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Kush jam unë të merrem me punët e botës?”- Sulmoi hapur Gjebrean, pendohet Noizy!

“Kush jam unë të merrem me punët e botës?”- Sulmoi hapur Gjebrean, pendohet Noizy!
December 10
15:46 2019

Mëngjesin e sotëm, rap-artisti pasi sulmoi hapur pak kohë më parë Top Awards, pasardhësin e Top Fest, me në krye Ledion Liçon, këtë herë nuk ka kursyer kritikat e mendimin e hapur rreth Këngës Magjike dhe producentit Gjebrea.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram, Noizy kritikonte hapur Gjebrean për fitoren e Enedës, pasi sipas reperit salla ka brohoritur emrin e Fifit.

Reagimi i Noizyt:

‘FAKE, besoj e degjuat reagimin e salles kush e fitoj, po ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes por lendon zemren e nje artisti të vertet. 

Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. KING ZINJO.’ ka shkruar në postimin e tij reperi.

Pak më vonë duket se Noizy u pendua. Posti u fshi, por më parë e paralajmëroi një gjë të tillë. Në një koment po tek ky post, Noizy shkruante:“Më dhemb se më kujtohet vetja kur bërtiste publiku. Po kush jam unë në fund të fundit të merrem me punët e të tjerëve, po e fshi postimin”– shkroi Noizy dhe ashtu veproi, por postimi nuk kaloi pa u vënë re edhe pse për pak minuta.

 

 

Share