Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kush është LORÈ? Vajza me zërin e ëmbël tek kënga “Tonight” në fakt nuk është e panjohur!

Kush është LORÈ? Vajza me zërin e ëmbël tek kënga “Tonight” në fakt nuk është e panjohur!
October 21
12:58 2019

“Thirrem” në këtë natë, mendoj për ty unë dhe pse nuk të kam, ti rri dhe pak me mu e jotja jam, e jotja në këtë natë”.

Duhet pranuar se që nga momenti i publikimit kënga “Tonight”, bashkëpunimi i Vin Velit dhe Loré ka qenë ndër këngët më të dëgjuara sidomos në radio.


Eshtë pikërisht zëri i ëmbël dhe timbri i këngëtares me theks disi francez që e bën të veçantë këngën e  cila shoqërohet nga një klip i thjeshtë: tekst dhe animacion.

Shumëkush shprehet se e ka kërkuar gjatë këtë këngë duke e ngatërruar si një produksion të huaj por në fakt është 100% shqiptar. Teksti dhe muzika mbajnë emrin e Loré të cilën që prej publikimit të këngës shumë kanë dashur që ta njohin pasi e ngatërrojnë dhe mendojnv se vajza është e huaj.

Në fakt Loré është 100% shqiptare, është nga Tirana dhe zërin e saj e kemi dëgjuar edhe më parë.

Emri i saj i vërtetë është Lorela Karoshi dhe për herë të parë jemi prezantuar me të në “The Voice of Albania.

Në vitin 2013, në sezonin e tretë të këtij kompeticioni, Lorela konkurroi me këngën “Toxic” dhe që në notat e para arriti t’i bëjë për vete të 4 trajnerët në atë kohë: Aurela Gaçe, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Elton Deda. Lorela zgjodhi të shkonte në skuadrën e këtij të fundit.

Edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e parë Lorela fitoi fansa dhe komplimenta të shumta si një nga zërat më karakteristikë dhe të veçantë të atij sezoni.

Sërish zërin e saj do e dëgjonim në 2016, në këngën “Don’t let me go” bashkëpunimin me DJ Aldon. Po themi zërin pasi zgjedhja e këngëtares mesa duket ishte që të dëgjonim vetëm zërin dhe jo ta shihnim si protagoniste në klip.

Dalja e saj publike në ekran pas “The Voice” ishte në dhjetor 2016, pasi Lorela merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën “Me Ty”. Më tej Loré i është përkushtuar udhëtimeve, studimeve të cilat i ika dokumentuar edhe përmes disa videove në Youtube por edhe covera-ve.

Në kanalin e saj gjeni dy covera shumë të këndshëm të “Endërroj” nga Shpat Deda dhe “Bellyache” nga Billie Eilesh.

Por do të ishte “Tonight” ajo që do të tërhiqte vëmendjen e publikut drejt saj, të cilët e kishin disi të vështirë ta kujtonin kjo edhe për shkak të ndryshimit të emrit artistik. E për ju që ende nuk e keni gjetur e keni edhe në Instagram si Loreemusic.

Së fundmi e ftuar në “Siluetë” Lore është shprehur se  i vjen mirë që kënga është pëlqyer dhe shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri.

/Blitz.al/

 

 

Share