Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush është “e dashura” e Olsit? Ish-banori tregon marrëdhënien me Fjorentinën pas ndarjes

Kush është “e dashura” e Olsit? Ish-banori tregon marrëdhënien me Fjorentinën pas ndarjes
November 06
16:34 2017

Lidhja e tyre në Big Brother u komentua gjatë por edhe jeta pas daljes, lidhja dhe në fund ndarja e Olsit dhe Fjorentinës. Ata ishin një nga ciftet më të pëlqyer të edicionit të nëntë dhe që fituan popullaritet të madh me lojën e tyre.

U lidhën i ndanë u rilidhën dhe prapë u ndanë por duket se Olsi dhe Fjorentina janë nga ata persona që zgjedhin të mbeten miq edhe pasi i japin fund një lidhjeje. Pak ditë më parë Olsi u pa në shoqërinë e një tjetër vajze të cilën portalet menjëherë aluduan se bëhej fjalë për një të dashur të re. Në një intervistë për “Panorama”, ish-banori ka treguar se kush është kjo vajzë dhe cfarë ka për të thënë për marrëdhënien me Fjorentinën.

“Ajo vajza nuk është e dashura, thjesht foto momentale. Di të them vetëm kaq, që shijoj momentin.
Me Fjorentinën i kam mirë marrëdhënien mirë.
E kam thënë dhe vazhdoj ta them që është një vajzë që meriton shumë, dhe vetëm të mira i uroj!

Mësova që të jetosh nën presionin e mediave nuk është e lehtë, por as e vështirë. Ne të dy thjesht jetuam si të vinte momenti dhe çfarë ndodhi, ndodhi. Nuk jemi pishman për asgjë.”,- është shprehur Olsi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje