Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush është “dashuria e ndaluar” e Princit Harry?

June 08
14:03 2016

...

...
Picture 1 of 1

Mos ndoshta diçka ka lindur mes Princit Harry dhe këngëtares Ellie Golding?

Një burim është shprehur për “The Sun” se ata janë përqafuar gjatë gjithë kohës në mbrëmjen e Audi Polo Challenge  në Coworth Park, Berks. Një burim i afërt me rrethin shoqëror të Harry-t ka thënë: “Ai është shprehur tek miqtë e tij se e pëlqen shumë Ellie-n dhe padyshim që edhe ajo anasjelltas”.

Elli 29 vjeçe dhe Harry 30 janë njohur me njëri-tjetrin në martesën e vëllait të tij, Princit William, me Kate Middleton. Shumë mesazhe flirti thuhet se janë shkëmbyer që atëherë.

“Harry e mori numrin e këngëtares pak kohë më vonë pasi ajo këndoi në dasmën e të vëllait. Ata janë takuar shpesh këto javë dhe ky i fundit ishte takimi i parë  në publik. Edhe pse mes miqsh, duhet thënë se kaluan shumë kohë me njëri-tjetrin. Është parë edhe një puthje përpara se Harry të largohej e pesë minuta më vonë është larguar edhe Ellie”.

“Harry ka qenë në mëdyshje ndoshta për të zbuluar më shumë pasi ka thashetheme se pallati  mbretëror nuk do ta pranojë si të dashurën e tij për shkak të së shkuarës dhe famës së saj si këngëtare”,- ka thënë burimi.  Kjo është ndoshta historia që shpesh e keni dëgjuar, e dashurisë së ndaluar të një princi.

Komento
Shperndaje