Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kur do të bëhet baba? Elgit Doda: ” I kam filluar planet”

Kur do të bëhet baba?  Elgit Doda: ” I kam filluar planet”
May 18
19:30 2019

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet e preferuar të ekranit. Ata mundohen që detajet private të marrëdhënies së tyre t’i mbajnë private. Por i ftuar këtë javë në “Prive”, ai i është përgjigjur 25 pyetjeve për jetën e tij.

Ndër to ishte dhe pyetja “Kur ke ndërmend të bëhesh baba?” Dhe i buzëqeshur, Elgiti u përgjigj kështu:

“I kam filluar planet.”

Ky po që është një lajm i bukur, dhe në këtë rast, kemi të njëjtin urim për të si moderatori: “Hajde për hajër”.

Po përsa i përket planeve të dasmës: do e bëjë sepse duhet bërë apo sepse ai do?
“Jo, do e bëj se do Klea të bëhet.”

Dhe duke qenë se ai përmendi që vesi më i keq i Kleas është nervi, bën mirë që dasma të bëhet.

Kujtojmë se dhe Klea ka folur për planet e dasmës në një intervistë për “Thumb”:

“Kemi shumë dëshirë për dasmë por në një të ardhme as të afërt as të largët. Do edhe pak kohë, jo vitin tjetër.”

/Blitz.al

 

Share