Blitz

 Breaking News

“Ku e gjete lejen për plazh, apo gjoja gazetare”, publiku akuzon Arbanën për shkelje rregullash

“Ku e gjete lejen për plazh, apo gjoja gazetare”, publiku akuzon Arbanën për shkelje rregullash
April 09
16:41 2020

Moderatorja Arbana Osmani ka shfrytëzuar kohën me diell dhe është relaksuar buzë detit, ku nuk ka nguruar të marrë disa poza të bukura.

Veshur me një këmishë bojëqielli dhe pantallona të bardha, Arbana ka shijuar pamjen piktoreske të detit.

Por, pasi Arbana ka postuar një foto nga plazhi, ndjekësit janë kuriozuar se si moderatorja e ka marrë lejen?!

“Me ça lloj leje dole në plazh ti daku? Hë ta dinë dhe njerëzit e thjeshtë??! Apo gazetare gjoja?”– shkruan një komentues në foton e postuar të Arbana Osmanit.

Në foton e saj ka pasur disa reagime rreth faktit se si e mori Arbana Osmani lejen për në plazh, pasi e gjithë Shqipëria ndodhet në karantinë, por moderatorja sapo zbuloi se ka një shtëpi pushimi, me pamje nga bregdeti.
Share