Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama: “Nuk besoj se opozita do ti djegë mandatet”

Kryeministri Rama: “Nuk besoj se opozita do ti djegë mandatet”
February 18
12:33 2019

Pas protestës së ditës të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do ti propozojë forumeve dhe kryesisë së kësaj force politike djegien e mandateve parlamentare. Por si mendon kryeministri Rama për këtë vendim?

Sipas Balkanweb, kreu i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar të ditës së sotme, i ka thënë përfaqësuesve të mazhorancës të vazhdojnë pregatitjet për zgjedhjet vendore. Ai është shprehur se nuk e beson që opozita do ti djegë mandatet pasi nuk kanë konsensus mes tyre. Megjithatë Rama i ka thēnë deputetëve që të fillojnë punën për zgjedhjet dhe të shohin çfarë nuk shkon me qeverisjen pavarësisht shpifjeve të opozitës.

Ndërkohë përfaqësuesit e mazhorancës janē shprehur se kuvendi do të jetë funksional edhe nëse opozita vendos të djegë mandatet.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje