Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kris Jenner shpjegoi më në fund kuptimin e emrit Psalm dhe çdo gjë bën sens

Kris Jenner shpjegoi më në fund kuptimin e emrit Psalm dhe çdo gjë bën sens
May 23
21:49 2019

Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër të një djali më 10 Maj, dhe vendosën ta quajnë Psalm West. Por për të gjithë ju që donit të dinit pse zgjodhën këtë emër, Kris Jenner ka shpjeguar gjithçka.

Për ET Online ajo tregoi që emri është një referencë e librit në Testamentin e Vjetër të Biblës. Përkthimi i drejtëpërdrejtë është “këngë” ose “muzikë instrumentale”, gjë që bën shumë sens kur kujtojmë që Kanye është një muzikant ëe organizon çdo të dielë një festival të krishterë spiritual.

Por jo vetëm kaq. Kris ka treguar që emri shkon përtej këtij shpjehimi dhe “është thjeshtë një mënyrë e mrekullueshme për të festuar si ata ndihen. Dhe ai është një bekim, është perfekt. Ai është thjesht i adhurueshëm.”

Një burim është shprehur për revistën që Kanye po ja dedikon sërish veten Zotit: “Kanye po përjeton një rigjallërim spirtual këto kohë. Çdo emër ka një kuptim që është personal mes Kanye, Kim dhe fëmijës. Psalm është një reflektim i mirë për atë ku Kanye dhe Kim ndodhen shpirtërisht.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje