Blitz

 Breaking News

Krejt papritur, Eminem publikon albumin e ri!

Krejt papritur, Eminem publikon albumin e ri!
January 17
11:50 2020

Mesa duket Eminem po përpiqet që frazën “ta bësh si Beyonce”, po përpiqet ta ndryshojë në “ta bësh si Eminem”, kur vjen fjala për publikimin e albumeve në mënyrë surprizë.

Dy vite pas publikimit në mënyrë të papritur të projektit muzikor “Kamikaze”, reperi suprizoi fansat duke nxjerrë në treg albumin e tij të 11-të, “Music To Be Murdered By” mbrëmjen e djeshme.

Projekti me 20 këngë, përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Anderson.Paak, Skylar Grey, Royce Da 5’9, Young M.A dhe të ndjerin Juice WRLD.

Posti që shoqëroi nxjerjen e albumit në Twitter ishte gjithashtu i papritur, sepse Eminem thejsht shkroi “Është funeral yt”, shoqëruar me foton e mëposhtme:

Cover-i është një rikrijim i posterit të famshëm të Alfred Hitchcock nga albumi i 1959-ës, gjë që e ka konfirmuar dhe vetë reperi duke shkruajtur në Twitter: “Frymëzuar nga mjeshtri, Xaxhai Alfred!”

Albumi u shoqërua me publikimin e video-s muzikore për këngën “Darkness”, që rikrijon skenat e sulmit me armë në Las Vegas në 2017, ku Stephen Paddock vrau 58 njerëz. Videoklipi tregon për një njeri, i cili merr disa ilaçe me recetë në një dhomë hoteli në Las Vegas, përpara se të nxjerrë një mitraloz dhe të gjuajë drejt të pranishmëve në një koncet të muzikës country.

Ndërkohë, duke vazhduar fushatën që e ka nisur prej kohësh, Eminem i bën thirrje njerëzve të regjistrohen që të marrin pjesë në votimin për ndryshimin e ligjit të armëve. Në website-n e tij ka disa adresa që mund të regjistrohesh dhe të japësh kontributin tënd në organizatat që janë kundër armëve.

Por për t’u rikthyer tek muzika, nëse “If Music To Be Murdered By””, arrin të bëhet numri një gjatë javës në klasifikimet amerikane të muzikës, Eminem do të bëhet artisti me më shumë albume në vendin e parë në histori, me 10 të tilla. Kanye West e mban rekordin me 9-të. Kjo është lista e plotë e këngëve të albumit, ndërkohë që kritikat kanë filluar që tani për disa nga tekstet, por për këtë do flasim në artikujt në vazhdim:

1. Premonition (Intro)

2. Unaccommodating (featuring Young M.A)

3. You Gon’ Learn (featuring Royce da 5’9″ and White Gold)

4. Alfred (interlude)

5. Those Kinda Nights (featuring Ed Sheeran)

6. In Too Deep

7. Godzilla (featuring Juice Wrld)

8. Darkness

9. Leaving Heaven (featuring Skylar Grey)

10. Yah Yah (featuring Royce da 5’9″, Black Thought, Q-Tip and Denaun)

11. Stepdad (Intro)

12. Stepdad

13. Marsh

14. Never Love Again

15. Little Engine

16. Lock It Up (featuring Anderson Paak)

17. Farewell

18. No Regrets (featuring Don Toliver)

19. I Will (featuring Kxng Crooked, Royce da 5’9″ and Joell Ortiz)

20. Alfred (Outro

/Blitz.al/

Burimi: Metro.uk

Share