Blitz

 Breaking News

Koronavirusi mund të shërohet! Shihni numrat që rrisin shpresën dhe dërgoni një lutje për ata që u larguan

March 14
22:14 2020

 

Situata në të gjithë botën aktualisht është kjo:

Italia është kthyer në një shtet karantinë prej disa ditësh tashmë dhe në rrjete sociale shohim video nga më të ndryshmet që të provokojnë dhimbje e lot, keqardhje, frikë . Ndërkohë ne  lutemi që fati ynë mos të jetë si i saji.
Në Itali deri në këto momente kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 21, 157 persona.

Vetëm në 24 orët e fundit janë gjetur pozitiv 2 795 persona dhe kanë ndërruar jetë ne total 1. 441 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 175 kanë ndërruar jetë.

Por përtej shifrave të frikshme të zeza ne na duhet të shpresojmë, të mbetemi në këmbë edhe pse të izoluar për pak por me shpresëm se gjërat po ndryshojnë. Mes kaq shumë tituj vdekjesh e harrimesh Italia riktheu pllakën. Sot, vetëm sot ka patur të shëruar 527 vetë.
Gjithsej janë shëruar 1966 persona, 527 vetëm 24 orët e fundit.
Kanë humbur shumë por le të shpresojmë se do të ketë më shumë të shëruar, të shpëtuar, më shumë frymëmarrje të pastër sesa ndërprerje të saj.
Prandaj le të mos numërojmë më të vdekurit, ti respektojmë po, dhe tu dërgojmë lutje por të numërojmë të shëruarit jo vetëm në Itali por në të gjithë botën.

Qëndroni në shtëpi, kaloni kohë me familje dhe kini besim se do ja dalim.

/Blitz.al/

Share