Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikti Neymar-Kavani: Flet për herë të parë ylli brazilian!

Konflikti Neymar-Kavani: Flet për herë të parë ylli brazilian!
September 28
21:29 2017

Në fundin e ndeshjes se mbrëmshme me Bayernin është prononcuar për herë të parë Neymar. Ai ka përfituar nga rasti që përveç ndeshjes të shprehet edhe për polemikat që dolën në lidhje me një konflikt që ai pati me shokun e tij të skuadrës, sulmuesin Edison Kavani.

Neymar ka akuzuar ashpër gazetarët duke thënë se ata shpikin gjëra që nuk janë dhe abuzojnë  me lajmet duke folur për situata që nuk janë në dijeni. Ai tregon se gjithëka është zgjidhur dhe situata në skuadrën e PSG është mjaft miqësore.

“Gazetarët shpikin shumë gjëra, flasin shumë për gjërat që nuk i dinë. Tani gjithçka është zgjidhur. Kush do ti gjuajë penalltitë në të ardhmen,ne nuk kemi folur. Njerëzit flasin për gjërat që nuk janë të vërteta. Është gjithçka në rregull, por është gjë që do të mbetet brenda dhomave të zhveshjes. Ndihem i privilegjuar që luaj përkrah Kavanit. Ështe 30 vjeç por ai lëviz si të ishte një djalë i ri. Ai së shpejti do të fitojë Topin e Artë” – deklaroi Neymar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje