Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kokë e këmbë dashuruar”- romanca e Naomi Campbell me Liam Payne thuajse konfirmohet

“Kokë e këmbë dashuruar”- romanca e Naomi Campbell me Liam Payne thuajse konfirmohet
February 03
11:26 2019

Ka disa kohë që qarkullojnë thashetheme për një romancë mes modeles Naomi Campbell dhe këngëtarit 23 vjet më të ri, Liam Payne. Ata janë parë shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer komente flirtuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, burime pranë The Sun kanë treguar se lidhja mes tyre është e vërtetë dhe Liam është kokë e këmbë dashuruar.

“Liam mendon se ajo është e mrekullueshme dhe e bukur, dhe është shprehur se koha e tyre intime është marramendëse. Ai është shumë i dhënë pas saj dhe sillet sikur nuk e beson fatin e tij…Liam ka disa kohë që del me Naomin. Është shumë i fiksuar pas saj, kokë e këmbë dashuruar. Përfundimisht kanë diçka me njëri-tjetrin dhe dalin shpesh. Kisha parë disa thashetheme interneti por u befasova kur mësova se ishte një lidhje e vërtetë. Ai dukshëm pëlqen një grua të bukur më të vjetër.”- janë shprehur burimet për The Sun.

Nëse diferenca në moshë nuk është problem për ta, ne do të ishim shumë të lumtur t’i shihnim si çiftin më të ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje