Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klea Huta paska shkruar tekstet e gjithë këtyre këngëve dhe ne tani e zbuluam

Klea Huta paska shkruar tekstet e gjithë këtyre këngëve dhe ne tani e zbuluam
November 07
18:50 2018

Jemi mësuar ta shohim më shpesh në rolin e moderatores dhe të aktores, por Klea Huta paska shkruar tekset e disa prej këngëve të njohura dhe të preferuara nga ne.

Të dielën zbuluam se ajo ishte tekstëshkruesja e këngës së prezantuar në Këngën Magjike, kënduar nga Alar Band dhe Livia, por moderatorja paska dhe shumë këngë të tjera të cilat janë shkruar nga ajo dhe krijuar në studion e të dashurit të saj, kantautorit Elgit Doda.

Ka qenë vetë Klea e cila ka zbuluar këtë gjë nëpërmjet disa postimeve në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku ka postuar gjithë këngët, tekstet e të cilave mbajnë autorsinë e saj.

Ajo ka shkëputur pjesë nga video dhe performancat e të gjitha këngëve duke i  shoqëruar me mbishkrimin “Lyrics: Klea Huta”.

“Shumë të tjera do vijnë, kështu që rrini gati” -shkruan brunja simpatike e “Vip Club” në fund të gjithë postimeve.

 

Alar Band dhe Livia – Të duam ty

Alar  Band dhe Klea Huta – Amla

Alar Band dhe Ciljeta – Bonbone

Elgit Doda – Nuk ke faj

Elgit Doda dhe Alar Band – Ajo iku

Elgit Doda – Asaj

Alar Band – Leni ojnat

Dario dhe Elgit Doda – Ndjenjë

/blitz.al/

Komento
Shperndaje