Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo grua ka një burrë, një të fejuar dhe dy të dashur: “Jemi të lumtur”

Kjo grua ka një burrë, një të fejuar dhe dy të dashur: “Jemi të lumtur”
February 02
21:09 2019

Nuk është rasti klasik i një marrëdhënieje, por Mary Crumpton nga Britania e Madhe ka një burrë, një të fejuar dhe dy te dashur.

Mary jeton me bashkëshortin, Tim, 43 vjeç, të fejuarin, John, 53 vjeç ndërkohë që dy të dashurit, Michael, 63 vjeç dhe James, 73 vjeç, jetojnë në një shtëpi tjetër pranë.

Mary është një mësuese me profesion dhe vendosi ta përqafojë këtë mënyrë jetese në moshën 29-vjeçare.

“Të jetosh në një shtëpi me më shumë se një partner është diçka që kam bërë për disa vite. Unë mendoj se në shumë mënyra nuk është ndryshe nga të jetuarit në një shtëpi të përbashkët me një grup miqsh apo familjesh.”-shprehet ajo.

“Tim dhe John shkojnë mirë, pak a shumë si vëllezër, dhe ndajne të njejtat pasione. Ata kanë diçka të përbashkët: që të dy me duan mua natyrisht”-tregon Mary me shaka.

“Ashtu si në çdo marrëdhënie edhe në raportin tonë mund të lindin pasiguri. Megjithëse në një farë forme ka më pak xhelozi, pasi ti nuk ke frikë se një partner mund të tradhtojë apo mashtrojë, sepse nuk ka pse për diçka që është e lejuar gjithsesi.”-rrëfen ndër të tjera ajo, ku thotë që secili nga 4 partnerët e saj është i lirë të krijojë edhe marrëdhënie me gra të tjera, përveç saj.

Ndërkohë, e pyetur për një fëmijë në familjen e saj, ajo shprehet: “Nuk kam dëshirë të kem fëmijë. Nuk është diçka që planifikojmë.”

“Ka disa gra që mendojnë se unë jam një “grua që ha burrat” dhe se do të përpiqem t’i josh burrin e tyre dhe kjo më bën të qesh. Më kanë thënë gjithashtu se ajo që bëj unë është ‘kundër ligjit të Perëndisë’, megjithëse në fakt ka shumë raste në tekstet e krishterimit dhe islamit që lejojnë martesa e shumëfishta.

“Sidoqoftë, njerëzit janë të hapur të mendojnë ç’të duan ndaj mënyrës sime të jetesës, por ata mund të shohin se unë jam e sinqertë me partnerët e mi dhe se të gjithë ne jemi të lumtur”-shprehet në fund Mary.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje