Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kivanç Tatlitug me një rol të ri, nuk do ta besoni si duket

Kivanç Tatlitug me një rol të ri, nuk do ta besoni si duket
October 05
17:08 2018

Një nga aktorët më të mirë turq, shumë i preferuar edhe në vendin tonë, njihet për transformimet që bën për t’ju përshtatur roleve të ndryshme. Kjo është dhe arsyeja pse ai kërkohet për çdo serial apo produksion të ri, në Truqi por jo vetëm.

Këtë e dëshmojnë dhe fotot e fundit të Kivanç por edhe pamjet nga traileri i filmit të tij më të ri “Organize Iiler 2”. Në këtë produksion aktori i njohur për rolin e Xhesurit, do të luajë personazhin e Yilmaz Erdogan, një djalë i cili lufton deri në fund për gjërat që do dhe që është i ndryshëm nga profilet e “cunave të mirë” që ai zakonisht luan.. Por nuk është roli që ka surprizuar fansat e Tatlitug por ndryshimi që ai ka pësuar, si në fizik ku duket se ka humbur peshë por dhe në fytyrë.

Mesa duket ylli i kinemasë turke është një aktor metodik, I cili bën ndryshime të rëndësishme plastike për t’ju përshtatur karakteristikave të çdo roli. Shumë pak profesionistë të filmit e kanë këtë aftësi por ne e kemi ditur gjithmonë që Tatlitug është i veçantë. /Blitz.al/

Share