Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kishte pirë hashash dhe e spiunova te mami”-Aurela Hoxha tregon për episodin me vëllian e saj

“Kishte pirë hashash dhe e spiunova te mami”-Aurela Hoxha tregon për episodin me vëllian e saj
November 18
13:15 2018

Aurela Hoxha ka qenë e ftuar në banakun e emisionit “Thumb” këtë të shtunë ku ka folur për shumë detaje nga jeta e saj profesionale por ka rrëfyer edhe për disa episode apo eksperienca të jetës personale.

E pyetur nga moderatoret e emisionit se si i ka marrdhëniet me alkoolin apo me drogërat, Aurela thotë se mund të pijë një gotë nëse mendon se po bëhet e mërzitshme ndërkohë që grupi shoqëror është duke pirë e duke u kënaqur. Ndërsa kur vjen fjala për drogërat ajo shprehet se ka ende nga ato mendimet e vjetra në lidhje me to dhe sa herë që përmenden “trembet”, ndërkohë që pranon se hashash nuk ka provuar asnjëherë.

Gjithashtu ajo ka rrëfyer një episod të viteve më parë ku kishte zbuluar që i vëllai kishte kosnumuar një cigare hashash dhe si kishte reaguar ajo. “Në familjen time, vëllezërit kanë jetuar jashtë që të vegjël dhe më kujtohet kur vëllai i vogël u kthye për të bërë pushimet në Shqipëri. Një natë ai kishte dalë me mikeshat e tij dhe kur kthehet në shtëpi unë e marr vesh që kishte pirë një cigare hashash dhe ja them direkt mamit”- tregon Aurela-“E mami im përfundoi në spital sepse mendoi se ishte drogë, ishte e tmerrshme.”

Pyetjes nëse vëllai ja ka falur që I tregoi mamit ajo i përgjigjet: “Vëllai u tmerrua, çfarë pati kjo, ishte e frikshme, e tmerrshme.” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje