Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian dhe Kanye West, prindër për herë të tretë! Është një VAJZË!

Kim Kardashian dhe Kanye West, prindër për herë të tretë! Është një VAJZË!
September 07
11:57 2017

Lajmi i ditës së djeshme për Kim Kardashian nuk ishte vetëm nudoja e radhës, pasi ajo dhe Kanye West do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.

Një burim shprehet se familjes West do t’i shtohet një tjetër pjesëtar, por këtë herë me ndihmën e një nëne surrogate. Gjithashtu thuhet se foshnja do të jetë e gjinisë femër dhe çifti e ka paguar nënën zëvendësuese rreth 45 mijë dollarë.

Është konfirmuar gjithashtu se gruaja do të merrte një shtesë prej 5,000 dollarësh për fëmijë në rast të një shtatzënie të shumëfishtë dhe një shtesë prej 4,000 dollarësh nëse humbiste organet riprodhuese në proces. Nëna surrogate është vendosur në një regjim të rreptë e të kontrolluar të jetesës, pa pirjen e duhanit, të drogës, pa përdorimin e saunave, lyerje të flokut, përdorimin e kafeinës apo ngrënien e ushqimeve të papërpunuara. Familja Kardashian West duket se do të ketë nën kontroll gjithçka. Gruas së panjohur i është ndaluar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

“Duke pasur parasysh frikën e saj  mbi shëndetin në të kaluarën, Kim ndjeu nevojën për të punësuar një agjenci zëvendësuese që e ndihmoi si ndërlidhëse në gjetjen e një gruaje të shëndetshme, e cila do të ishte një opsion zëvendësues për të dhe Kanye. Të dy kanë qenë shumë të përfshirë në këtë proces”,- shprehet burimi.

Kim ka thënë gjithmonë se donte një familje të madhe, megjithatë komplikimet e saj shëndetësore kanë treguar se ajo nuk është në gjendje të ketë një fëmijë të tretë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje