Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian “i mori” të dashurin, flet modelja: Më komplikuan shtatzëninë!

Khloe Kardashian “i mori” të dashurin, flet modelja: Më komplikuan shtatzëninë!
June 11
17:14 2019

Skandali i tradhëtisë ndaj Khloe Kardashian nga ndjekësit gjithnjë ka pasur dhe një tjetër shpjegim: karma. Kjo sepse dikur, ishte Khloe ajo që u lidh me Tristan Thompson, ndërkohë që ai kishte një të dashur që priste fëmijën e tij. Dhe ndonëse ish e dashura e Thompson,Jordan Craig, nuk ka folur asnjëherë publikisht për këtë çështje, “Radar Online” ka mundur të sigurojë dokumentet e gjyqit ku ajo ka dëshmuar mbi ngjarjen.

Në këto dokumente, modelja 27 vjeçare tregon se po jetonte një jetë ekstravagante me të dashurin e saj prej 2 vitesh, Thompson, kur zbuloi se ishte shtatzënë në prill të 2016. Craig shprehet se ai ishte i lumtur të krijonte një familje në atë kohë, por një muaj më vonë zbuloi se ai e tradhëtonte.

“Tristan insistoi që do ndryshonte për familjen tonë, dhe u mundua të riktheheshim në shumë raste.”-ka thënë modelja. Por Thompson vazhdoi me tradhëtinë dhe modelja pa foto online të tij me “një prej vajzave për të cilën kishte dyshuar, dhe pse Tristan thonte që as e njihte”.

Ndërkohë, publikisht për lidhjen e Khloes dhe Tristan u mor vesh në shtator 2016, në një kohë që Craig ishte ende shtatzënë me fëmijën e tij. Khloe ka mohuar gjithnjë që ka të bëjë në ndarjen e tyre, por detajet tregojnë të kundërtën.

Modelja ka rrëfyer dhe për periudhën post-tradhëtisë që për të ishte shumë e vështirë për shkak të vëmendjes mediatike, pasi lidhja e re e Tristan u bë virale.

“Çdo ditë artikuj publikoheshin kudo në botë duke tallur realitetin tim të ri të pafat dhe shtatzënia ime u bë një ndër titujt më të njohur të showbizit për shkak të vajzës me të cilën Tristan po dilte publikisht tashmë, dhe pse unë isha shtatzënë.Kjo solli një sasi të paimagjinueshme vëmendjeje negative të cilën nuk e doja, gjithashtu dhe stres në jetën time të re dhe fatkeqësisht në shtatzëninë time. Mjekja më urdhëroi të qëndroja në shtrat për shkak të nivelit të lartë të stresit që më shkaktoi komplikacione serioze të shtatzënisë.”

Dhe mesa duket, Tristan u soll me Khloe, njësoj siç është sjellë me ish të dashurën, Jordan. Epo kot nuk thonë, “Once a cheater, always a cheater”: nëse e bën njëherë, do e bëjë gjithnjë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje