Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këta VIP-a shqiptarë i gjeni në Youtube dhe ju tregojnë pak nga jeta e tyre

Këta VIP-a shqiptarë i gjeni në Youtube dhe ju tregojnë pak nga jeta e tyre
June 14
16:54 2019

Pak më parë, moderatorja Kiara Tito lajmëroi që ka hapur kanalin e saj në Youtube dhe së shpejti do publikojë vlogun e saj të parë.(Lexo këtu) Por Kiara nuk është i pari personazh i njohur që vendos të kthehet dhe në vlogger.

Armina Mevlani

Armina, pas blogut “Rebel Heart” ku ndan këshilla bukurie, kombinime veshjesh apo pjesë nga përditshmëria, vendosi ta sjellë dhe në formën e videove. 2 vjet më parë, ajo publikoi “Rage” me prapaskenat nga një set fotografik. Më pas vijoi me videon e stërvitjes dhe gjithashtu makijazhin e përditshmërisë.


Lori Hoxha

Lori ka qenë ndër bloggeret e para në Shqipëri, ku dalloi me stilin e saj në veshje. Por pas shkëputjes nga blogu, vendosi të kalojë në Youtube me videon e parë nga prapaskenat e dasmës së Sarës. Deri tani ajo na ka treguar 18 fakte që nuk i dinim më herët për të dhe rutinën e makijazhit që ajo bën në përditshmëri.

Capital T

Vloggeret nuk janë vetëm vajza. Në tetor, Capital T publikoi videon e parë ku na tregonte një ditë të diele të tijën. Më pas na tregoi rutinën e stërvitjes, prapaskenat e klipeve apo dhe udhëtimet në Amsterdam e Dusseldorf.

Jona Spahiu

Pas lindjes së Raiden, Jona vendosi t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të shtatzënisë me një video në Youtube. Më pas, na tregoi dhe si u bë pjesë e televizionit dhe çiltërsia e saj gjatë rrëfimeve i ka bërë për vete ndjekësit.

Alketa Vejsiu
Gjithashtu Alketa Vejsiu pak kohë më parë, përveç videove nga puna e saj dhe prapaskenat e “Në kurthin e Piter Pan” ka postuar dhe video ku flet për veten e saj, të bukurën, gratë apo dhe video “makeup-lifestyle”.

Ndërkohë, ka dhe shumë personazhë të tjerë që kanë profesion të tyrin pikërisht të bërit vlogs. Ndër më të njohurat është Sara Karaj që publikon kryesisht video për produktet apo rutinën e makijazhit, dhe gjithashtu nga veprimtaritë e saj apo sfida të ndryshme interneti.

/Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje