Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këta personazhë të njohur zgjodhën që fëmijëve t’i vendosin emra qytetesh apo vendesh

Këta personazhë të njohur zgjodhën që fëmijëve t’i vendosin emra qytetesh apo vendesh
June 04
17:55 2019

Zgjedhja e emrit të fëmijës nuk është detyrë aspak e lehtë. Duhet të mendosh për një emër të veçantë, por edhe domethënës. Ose mund t’i biesh shkurt dhe t’i vendosësh emrin e një qyteti apo vendi, ku ti dhe partneri keni kujtime të bukura (ose thjesht ju pëlqen).

Por cilët personazhë të njohur kanë bërë këtë zgjedhje?

Ish-futbollisti i njohur, Redi Jupi është baba i tre fëmijëve. Vajza e tij quhet Paris.

Gjithashtu dhe vajza e këngëtares së njohur, Joana Smakaj quhet Paris.

Sigurisht që nuk mund të harrojmë London Noor, djalin e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Ndërkohë që “London” është një emër kryeqyteti, Noor ka kuptimin e “dritë” nga gjuha arabe. Duke qenë se Sara është sërish në pritje të ëmbël, kësaj liste ndoshta i shtohet një tjetër emër qyteti.

Ndonëse jo emër qyteti, edhe Jonida Maliqi na tregoi këtë vit teksa shijonte eksperiencën e magjishme në Eurovision, se djali i saj Dan mbante emrin e një lumi në Israel.

Edhe aktori i njohur i humorit, Florian Binaj i ka vendosur vajzës së tij emrin, Krena. Ky përkon të jetë dhe emri i një lumi në Gjakovë.

Por zgjedhja e qyteteve ose vendeve si emra për fëmijët është e përhapur dhe në vendet perëndimore apo SHBA.
Vajza e Chris Hemsworth- India


Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West- Chicago

Djali i  Alicia Keys- Egypt


Vajza e Michael Jackson- Paris

Vetë Paris Hilton


Djali i David dhe Victoria Beckham- Brooklyn


/Blitz.al/

Share