Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkohet shkarkimi i Papa Françeskut. Akuzohet se ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale

Kërkohet shkarkimi i Papa Françeskut. Akuzohet se ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale
August 27
16:52 2018

Ditën e djeshme Papa Françesku ka vizituar Irlandën si një ndër vendet me komunitet të madhë  katolik , ku  foli përpara popullit të madh rreth rasteve të abuzimeve seksuale. Papa ka kërkuar falje në emër të tyre dhe i ka quajtur veprimet e klerikëve si “ndyrësi”, madje është lutur shumë për viktimat e abuzimeve seksuale.
Por pas këtij fjalimi ka pasur një reagim sot nga politika, pasi rastet e shtuara të abuzimeve seksuale nga priftërinjtë kanë sjellë shqetësime të mëdha në Vatikan.
Carlo Maria  Vigano ish-Nunci Apostolik në SHBA ka bërë një deklaratë, e cila ka shokuar Papatin e Bergolios.

Ish-Nunci deklaron  se Papa Françesku ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale të kryera nga ish-Peshkopit Theodore McCarik dhe sërish ka heshtur. Ai nuk e vlerson aspak fjalimin e tij, pasi e quan një gënjeshtër faktin se është i shqetësuar për viktimat.
Carlo ,është shprehur për gazetën “Corriere della Sera” se bënë pjesë tek konservatorët që e kundërshtojnë nismën dhe sjelljen e Papës aktual, duke  kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje