Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkesa “romantike” e El Chapos në prag të gjyqit të tij

Kërkesa “romantike” e El Chapos në prag të gjyqit të tij
November 09
20:45 2018

Boss-i i drogës më i famshëm në botë, gjyqi i të cilit fillon në New York javën e ardhshme, me anë të avokatëve të tij i ka dorëzuar vetëm një kërkesë trupit gjykues.

Avokatët mbrojtës kërkojnë që El Chapo të kenë mundësinë që para fillimit të seancës t’i japë një përqafim gruas së tij, Emma Coronel Alspuro. Kërkesa justifikohet me faktin se që nga arrestimi i meksikanit në Shtetet e Bashkuara, ai ka qëndruar në izolim. Për 2 vjet ai ka pasur kontakt vetëm me avokatët e tij dhe nuk i është lejuar asnjë lloj kontakti me familjarët, sidomos me bashkëshorten.

Miratimi i kësaj kërkese nga avokatët është konsideruar si një “gjest humanitar” dhe i nevojshëm për dikë që ka pasoja të rënda psikologjike nga izolimi. Gjykatësit nuk kanë dhënë ende një vendim edhe pse përpara marrjes përsipër të kësaj çeshtje, që nga shumë konsiderohet si “gjyqi i shekullit”, zor se e kanë imagjinuar se do të ndesheshin me një kërkesë të tillë.

El Chapo është shumë i famshëm në të gjithë botën për shkak se ja ka dalë të arratiset dy herë nga burgjet në Meksikë, me anë të tuneleve të nëndheshëm. Ai akuzohet se është përgjegjës për rreth 30 vrasje dhe për futjen e sasisë më të madhe të heroinës dhe kokainës në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye ai u vendos të ekstradohej dhe të gjykohej në Amerikë, duke dalë madje para një jurie njerëzish, për të marrë dënimin që meriton. Boss-i i drogës nuk i ka pranuar akuzat dhe do përpiqet të mbrohet në gjyq megjithëse zor se do shpëtojë nga burgimi i përjetshëm. Ai është aq i njohur sa Netflix ka realizuar një serial të bazuar tek historia e jetës së tij, i dyti boss droge që portetizohet në televizion pas Pablo Escobar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje