Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërceu 10 minuta përpara se të bëhej nënë për herë të tretë, nutricionistja shqiptare u rekomandon të gjithë nënave të bëjnë si ajo

Kërceu 10 minuta përpara se të bëhej nënë për herë të tretë, nutricionistja shqiptare u rekomandon të gjithë nënave të bëjnë si ajo
September 14
16:37 2018

Një nga videot më të bukura por njëkohësisht më motivuese që kemi parë këtë vit ka qenë ajo e nutricionistes së njohur Diola Dosti Baftiu. 10 minuta përpara se të sillte në jetë Gjurmën, vajzën e saj të tretë, Diola zgjodhi një mënyrë shumë të bukur për të qetësuar veten psikologjikisht e gjithashtu për të patur një lindje më të shpejtë: të vallëzojë.

Një ndihmë shumë e madhe për të ka qenë fakti që gjinekologu i saj në të treja lindjet ka qenë pikërisht i shoqi, i cili ishte gjithashtu partneri i saj në vallëzimin shumë pak para lindjes.

“Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri jot dhe kërcimtar i zoti  🙈. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë.
Theksoj, janë ushtrime të bëra 10min para lindjes së vajzës tonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu.”

Të ftuar dje tek “Rudina” çifti sqaroi se vallëzimi i ndihmon shumë nënat e reja me kontraktimet.

“Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë kërcimi, sigurisht janë shumë komponentë që ndikojnë, është edhe fakti që është lindje natyrale, është lindja e tretë. Të treja lindjet i kam pasur natyrale, por që kërcimi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Ka qenë një lehtësim shumë i madh, ua rekomandoj që të gjithave”, tha dietologia Diola.

 

Kohët e fundit Diola ka dhënë shumë mesazh të forta për nënat që e ndjekin. Pak javë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” për të folur mbi ushqyerjen e shëndetshme, Diola morri në krah foshnjen e saj 2 muajshe ndërsa pranë saj ishin dhe 2 vajzat e tjera më të rritura, Bleza dhe Enia./Blitz.al/

Komento
Shperndaje