Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare tregon se si u ndje keq në “Kënga Magjike: M’u morën mendtë por të gjithë menduan se ishte pjesë e performancës

December 16
23:19 2017

E ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtarja e njohur Era Rusi. Prej disa javësh publiku po e ndjek si një nga konkurrentet në C’est La Vie bashkë me Ervin Bejlerin. Pak ditë më parë lamë pas një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, “Kënga Magjike”. Era ka ndarë një episod interesant prej njërës nga pjesëmarrjeve të saj në këtë festival. Në vitin 2012 ajo konkurroi me këngën “6mars” një baladë të cilën e ka  përjetuar aq shumë saqë i janë marrë mendtë në skenë.

“Emocione më të mëdha kam patur tek kënga 6 mars në Kënga Magjike. Mu morën mend me të vërtetë , bëra 3 hapa prapa po jo jo nuk ishte performance. Më thanë sa bukur që ishte performanca aq sa në finale u detyrova ta bëj prapë.”,- tregon Era./Blitz.al/

Komento
Shperndaje