Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këngëtarja shqiptare pranon publikisht: “Erik Lloshi më ka ngacmuar!”

November 03
12:07 2019

 

Këngëtarja e re, por jo e panjohur për publikun, Xheisara ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë”.
Në një intervistë të titulluar “Në shtrat me Xheisarën”, kjo e fundit ka treguar të rejat më të fundit lidhur me karrierën dhe jetën e saj private.
Xheisara u pyet nga gazetari nëse ishte ngacmuar ndonjëherë nga kolegët dhe nuk e pati aspak të vështirë të tregonte të vërtetën.
“Po, jam ngacmuar!”, – tha Xheisara.

“Eriku në fillim, më ka ngacmuar. Sigurisht, kjo ka ndodhur para se ai të martohej, por tani jemi miq shumë të mirë”.
Nga ana tjetër, Xheisara rrëfeu se shumë shpejt pritet të sjellë një bashkëpunim me Aurela Gaçen.

 

Share