Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare: “Në talent shows dihet fituesi 3 muaj para se të nisë”

Këngëtarja e njohur shqiptare: “Në talent shows dihet fituesi 3 muaj para se të nisë”
June 16
17:35 2019

Ajo ka lindur në Gjermani, por është tepër patriote dhe nëse ndonjëherë do ikte jashtë, do ishte vetëm përkohësisht. Bëhet fjalë për Fifin e cila ishte e ftuar në barin e “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Duke qenë se në Shqipëri ka qenë pjesë e disa spektaleve të talentit, po jashtë e ka menduar? Mesa duket eksperienca që ka pasur nuk i ka lënë shije të mirë.

“Të shkoj të bëj një Voice në Gjermani, një X Factor… E kam menduar përpara, por unë e di qysh shkojnë ato punë dhe nuk më pëlqen. Nuk di gjë për andej, po këtu s’kam nerva. Po merret vesh fituesi, 3 muaj para se me ja nis. Jam nal dhe kam thënë “Eh moj Filloretë, ça ke lyp, hajt se s’ka lidhje, t’ka bo ma tfortë.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje