Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtare e suksseshme, aktore dhe producente, së fundmi dhe vullnetare.

Këngëtare e suksseshme, aktore dhe producente, së fundmi dhe vullnetare.
September 08
17:25 2018

Selena Gomez përveç se këngëtare tepër e suksesshme, ajo njihet dhe si aktore Hollivudi, producente Netlfixi, si dhe dizanjuese veshjesh. Por duket se hobet e saj nuk mbarojnë me kaq. Në një intervistë të dhënë për Elle, Selena tregoi se i pëlqenin punët vullnetare, të papaguara. Momentalisht këngëtarja ishte e angazhuar në një organizatë jo fitimprurëse A21, qëllimi i së cilës është të shfuqizojë skllavërinë kudo, përgjithmonë.

Gomez rrëfeu se bën pjesë në këtë organizatë që prej muajit mars të këtij viti por asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë pjesë të jetës së saj.

Këngëtarja u shpreh se e bën me shumë kënqasësi dhe pasion këtë punë, duke shkuar në shtete të ndryshme për të takuar fëmijët dhe familjet e prekura. “Ideja e trafikimit të qënieve njerëzore për mua është.. Jam e tronditur!” –  përfundon ajo./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje