Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kënga Magjike” bën atë që Eurovizioni dhe Sanremo nuk arrijnë ta bëjnë dot

“Kënga Magjike” bën atë që Eurovizioni dhe Sanremo nuk arrijnë ta bëjnë dot
December 06
15:33 2018

20 vjetori i festivalit “Kënga Magjike” ka qenë i mbushur me supriza, duke u nisur që nga artistët pjesmarrës, prezantueset apo dhe skenografia. Por në një edicion special si ky nuk mund të mungonte dhe një risi tjetër, më saktë një e re teknologjike, e cila është vënë në përdorim mbrëmë në natën e parë gjysemfinale.

Në fakt njoftimi që teknologjia VR do të vihen në përdorim gjatë netëve live është bërë para disa ditësh dhe kurioziteti i publikut ishte i madh. Menjëherë pasi u bë hapja e natës së parë gjysemfinale moderatori Ardit Gjebrea bëri njoftimin dhe instruktoi publikun se si mund ta vinte në përdorim teknologjinë VR, e cila do të jetë e mundur të shfrytëzohet dhe në gjysëmfinalen tjetër por dhe në natën finale.

Gjatë transmetimit live në television, një bar kod shfaqet në fund të ekranit. Duke fotografuar këtë bar kod ju mund të futeni në website-in : kengamagjike.com, tvklan.al ose welcomealbania.com dhe ta skanononi kodin. Nga ky moment, pasi mbaron skanimi, mund ta ndiqni live në teknologjinë VR të gjithë spektaklin sikur të jeni në sallë, madje në kabinën e regjizorit. E veçanta e kësaj teknologjie është që mund ta shihni të gjithë sallën më 360 gradë, duke përfshirë dhe artistët por edhe atmosferën e publikut.

Kështu “Kënga Magjike” i paraprin spektakleve të njohura ndërkombëtare si “Eurovizion”, organizatorët e së cilës donin ta përdornin që vitin e kaluar këtë teknologji por nuk arritën, dhe “Sanremo”-s që mësohet se do ta vënë në përdorim këtë edicion që vjen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje