Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Këndvështrim) Veza Kozmike ose Veza e krijimit të botës

January 26
12:44 2019

Veza Kozmike ose Veza e krijimit të botës ka qenë e përhapur në të gjitha kulturat antike të Mesdheut, të populluara nga pellazgët. Veza ka shumë kuptime të ndryshme në formë simbolike: më i rëndësishëm është ai që e sheh atë si parim jetësor dhe farë-embrioni i gjithë krijimit. Është origjina e fshehur dhe misterioze e qenies: është fillimi, është barku, mitra ku zhvillohet jeta, është shpresa dhe ringjallja, është një cikël i plotë, “është veza kozmike” gjithashtu dhe guri filozofal që simbolizon vazon hermetikisht të mbyllur ku realizohet vepra e madhe, dhe në brendësi të saj gjendet një mikrokozmos i tëri.

Në kuptimin e thellë kozmologjik, ky simbol ka parashikuar të paktën 6.000 p.K, konceptin shkencor, si për shembull atë të teorisë së Big Bengut (Fred Hoyle,1949 ), teori e cila s’ka shumë kohë që është pranuar publikisht nga fizikantët e gjithë botës.
Veza e zier na kujton arketipin e vezës kozmike me komponentët planetarë: lëvozhga-Saturni, cipa e hollë-Mërkuri, e bardha-Hëna, e kuqja-Dielli.

Në alkimi, në mënyrë simbolike ajo i referohet gjithashtu dhe katër elementeve: Tokës, Ajrit, Ujit, Zjarrit dhe konsiderohet si “Veza e Filozofëve”, ku bëhet transformimi, ai i brendshëm, nga lënda e parë në ar. Ky transformim quhet Vepra e Madhe dhe veza është kontenitori ku mundësohet ky transformim.

Në masoneri dhoma e errët ku profani reflekton para ceremonisë së inicimit, konsiderohet si një vezë. Në këtë dhomë, profanit i thuhet të çlirohet nga të gjitha metalet dhe të fillojë udhëtimin drejt një jete të re.

Veza kozmike në formën e simbolit është gjetur në mitet e krijimit të shumë kulturave të qytetërimit pellazg në Detin Mesdhe. Në formën e saj tipike kur veza çahet nga brenda tregon një fillim, kur çahet nga jashtë nënkupton një fund.
Zakonisht, veza e botës tregon fillimin e jetës, e jetës primordiale. Kjo vezë fekondoi ujërat e tokës prej nga lindi dhe jeta, shkëndija që mundësoi çdo gjë.

Në mitologjinë pellazgo-ilire që më pas u huazua nga të ardhurit e fundit në shekullin e VIII pas Krishtit në gadishullin Ilirik, grekët, veza kozmike na vjen në formën e një indumenti, një aksesori të shenjtë që të parët tanë e mbanin në kokë të cilin ne sot e quajmë qeleshe ose plis.
Nga antikiteti janë gjetur qeramika të pikturuara, basorelieve, skulptura etj., të cilat rafigurojnë perënditë si Fanes, Zeusin, Pan, Metis, Eros, Erikepaio dhe Brumes. Të gjitha këto perëndi mbartin të dyja polet e energjisë krijuese, duke u konsideruar perëndi Amofrodite, të cilat gjeneruan të vetëm fëmijët e tyre.
Interesant është rasti i krijimit të Fanes brenda një veze nga Kronos-Koha, dhe Ananke, nevoja, i cili në një basoreliev të shekullit të II p.K. Modena, rafigurohet brenda një veze të çelur, ku paraqitet figura e një mashkulli të vendosur në qendër të rrethit zodiakal; në dorën e majtë mban skeptrin e pushtetit dhe në atë të djathtën një rrufe, dy krahë ari dhe me trupin të mbështjellur nga gjarpri kozmik, në kokë mbart pjesën e lartë të vezës dhe nën këmbëve të tij është pjesa tjetër e vezës.

Në këtë rast, me pjesën e vezës së lartme prezantohet qielli dhe me atë nën këmbët e perëndisë, Toka.
Lindja e kësaj perëndie kujtohet dhe sot e kësaj dite me festën e Epifanisë që festohet nga feja e krishterë, në të dyja ritet e saj më të rëndësishme, Katolik dhe Ortdoks. Epifani ishin në kulturën antike ilire, ato hyjni që shfaqen e që i manifestohen njeriut, të tillë si Zeusi, Athinaja, Hermes.
Këtu kemi një antalogji me festën e krishterë të Epifanisë, e cila simbolizon ditën e manifestimit publik të birit të perëndisë (Jezusit) në botë.

Folja greek φαίνω (Faino), (me kuptimin “i qartë, i shndritshëm”), nënkupton (fos = dritë; Fane = pishtar), që përfaqëson fazën e fundit të evolucionit.

Foto lart basorelievit të Fanit, paraqet figurën e një mashkulli në qendër të rrethit zodiakal në të katërta drejtimet e hapësirës; në dorën e majtë mban skeptrin e pushtetit, në të djathtën një rrufe; dy krahë ari. Trupi i tij është i mbështjellë nga gjarpri kozmike.

Në pikturën time unë u frymëzova nga mitet egjiptiane të krijimit. Dhe pikërisht për atë të ”përpunuar” në Hermopolis, qyteti i cili tani quhet El-Askmuneim, ndërsa në gjuhën antike egjiptiane Khmun, që nënkupton numrin tetë, që kerrespondon me hyjninë e Ogdoade, ekzistenca e të cilit i parapriu atij të Ra-hs.
Në kohët e lashta ajo ishte qendra e kultit të Thotit, perëndia e shkrimit dhe e mbrojtes së diturisë, Hermes për grekët. Në periudhën greko-romake u adhurua si Hermes Trismegistus (tri herë i madh), të cilit i atribuohet i ashtuquajtur Trupi Hermetik, që është një përmbledhje e shkrimeve dhe interpretimeve të karakterit mistik dhe okult. Miti ermopolit nuk ndryshon nga ai eliopolit, edhe pse ka detajte shqetësuese. Lënda primordiale është përshkruar me saktësi pothuajse shkencore dhe është e populluar nga tetë krijesa hyjnore, bretkosat dhe gjarpërinjtë që notojnë në ujërat e saj. Ata janë Nun dhe Naunet, ujërat primitive, Heh dhe Hanhet, të hapësirës së pafund, Kek e Hehet, errësira, Amon dhe Amaunet, perëndi të misterit ose të të panjohurës: katër çifte të bashkuar në një grup pre tetë, për egjiptianët antikë ky është totaliteti i përkyer, Ogdoadi. Ata janë ”etërit dhe nënat që lindën të parët, ku prej tyre lindi Dielli dhe që krijuan Atum”; ata, në një moment dhe pikë të caktuar u bashkuan për të krijuar një vezë të madhe prej së cilës do të dilte krijuesi.

Nga Shpëtim Hoxha

 

Komento
Shperndaje