Blitz

 Breaking News

(Këndvështrim) COVID-19 do të na shtyjë të rivlerësojmë punën

(Këndvështrim) COVID-19 do të na shtyjë të rivlerësojmë punën
March 28
20:42 2020

Nga Malbora Gurra
Është një situatë e jashtëzakonshme kjo, e cila po e frikëson vërtetë njerëzimin!
COVID-19 po e kthen jetën e shumë njerëzve me kokë poshtë.
Në kohë krize, pyetjet që na lindin në kokë bëhen edhe më të zëshme, pyetje për të cilat në gjendje normale nuk kemi shumë kohë për t’i ushtruar.
Përshembull:
– Sa vlerësim marrin njerëzit në profesionet e tyre?
– Si mund ta organizojmë më mirë punën?
– Çfarë ndikimi ka puna në jetën private dhe në shoqërinë tonë?
Ndoshta ka ardhur momenti të marrim disa përgjigje të reja ndaj shumë pyetjeve të vjetra.
Sot më shumë se kurrë, njerëzit po kuptojnë se sa të nevojshme janë shërbimet themelore sociale. Kur të kemi fituar luftën kundër kësaj pandemie, pikëpamjet tona do kenë ndryshuar, ashtu siç ndodh pas çdo lufte që ka përballuar njerëzimi.
Një krizë e tillë nuk toleron rutinën, por as hapa pas. Ne do të jemi më të qartë, më reflektues dhe më të përulur ndaj botës së punës dhe performancës tonë.
Papritur madje, kemi kuptuar se shërbimi që ne ofrojmë në çfarëdolloj profesioni, ka një vlerë të pazëvendësueshme. Shërbimi ynë duhet të jetë akoma më i dobishëm dhe kualitativ.
Ne nuk do të punojmë më vetëm për rrogën në fund të muajit apo për kompaninë në të cilën jemi të punësuar, por kryesisht për t’i shërbyer komunitetit në të cilin jetojmë.

Share