Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kemi 2 fjalë për këngën e re të Enedës dhe këngëtares bën mirë t’i shkojnë në vesh!

Kemi 2 fjalë për këngën e re të Enedës dhe këngëtares bën mirë t’i shkojnë në vesh!
November 11
16:48 2019

Eneda Tarifa, këngëtarja shqiptare e cila gjithmonë ka sjell këngë që i di i madh e i vogël ka prezantuar ditën e djeshme këngën e saj konkuruese në “Kënga Magjike 2019” me titull “Ma zgjat dorën”.

Momentin e parë që e dëgjon, të paktën impaktin që më dha mua, është fiks si para disa vitesh teksa prezantoi në “Top Fest 7” këngën “Me vete”,  e cila u kthye në hit të asaj kohe dhe këngëtarja u shpall fituese e çmimit të madh (nuk po ngjall aludime edhe për këtë vit në Kënga Magjike, qetesohuni). “Ma zgjat dorën”, (flas këtu jo si muzikolog se nuk dua të jap mend aty ku nuk kam njohuri, as si gazetar por si dëgjues) është krijuar për të gjithë. Muzika është në harmoni të plotë, refreni e jo vetëm të memorizohet dhe duket se kënga nuk ka afat dëgjimi, siç ndodh zakonisht me këngët 3 mujorshe ose dhe 4. Teksti i baladës është i ndjerë, jo nga ato tekste që i vendoset faji ish-it, jo nga ato tekste që flet për krenari sepse në dashuri (e mbaruar apo jo qoftë ajo) nuk ka krenari, një gjendje ndjenjash që pothuajse të gjithë e kemi kaluar ku e pranon me modesti (në tekst) se kur je lënduar nuk ke turp t’a pranosh. Ma zgjat dorën pra!

Kënga pjesëmarrëse e Enedës këtë vit është shkruar dhe punuar nga Flori Mumajesi, një baladë  ku edhe nëse je i dashuruar, i lënduar apo asnjerën nga këto futesh në brendësi të këngës dhe fillon t’a ndjesh, shijosh.

Eneda erdhi  edhe shumë “fresh” në këtë edicion, veshur me një fustan nga Joni Peçi, fustan i cili e bënte Enedën të dukej një guximtare seksi.

E përsa i përket modelit të flokëve, Eneda ka guxuar sërish, ku teksa sheh perfomencën e këngëtares kjo e fundit duket ngjashmërisht aq sexy dhe style si Bella Hadid:

Kujtojmë se Eneda ka guxuar shpesh me ngjyrën e flokëve duke sjellë freski në imazh për publikun.

Më shumë se sa t’a zgjas e t’ju lodh me këtë artikull, ka kënduar aq bukur Eneda dhe ka shkruar dhe kompozuar aq bukur Flori, sa që nuk na mbetet gjë tjetër por vetëm t’a shijoni dhe suksese këngëtares!  Blitz.al/ Ronaldo Sharka

Share