Blitz

 Breaking News

Kelvi Kadilli: Kam punuar në “call center” dhe shitës rrobash

Kelvi Kadilli: Kam punuar në “call center” dhe shitës rrobash
January 13
09:08 2020

Kelvi Kadilli me emisionin “Interview”,  pak vite më parë në “INTV” u kthye në djalin e ri më të komentuar të showbiz-it, për karakterin e tij ngacmues në gazetari e shumë e shumë detaje të tjera.

Më pas rrugëtimi i tij do të ishte gati 2-vjeçar në Top Channel dhe sot është pjesë e RTV Ora me emisionin “Ditë e re”.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “ThumbON” me Aulonën dhe Fatmën, Kelvi Kadilli cili kohët e fundit nuk ka dhënë shumë intervista foli për shumë gjëra, një ndër to edhe për faktin se para se të bëhej i njohur ka bërë punë të ndryshme.

Aulona Musta: Cila ka qenë puna më e çuditshme që ke bërë?

Kelvi Kadilli: Kam bërë dhe gjëra të tjera në jetë. Kam punuar shitës rrobash, 1 vit kur kam qenë 24 vjeç. Bëja kombinime rrobash. Kam punuar edhe në kompani telefonike. Edhe në call center kam punuar 2 vite.

Share