Blitz

 Breaking News

Kelvi Kadilli: Filmi “Falco” s’më pëlqeu fare! Humor lacash!

Kelvi Kadilli: Filmi “Falco” s’më pëlqeu fare! Humor lacash!
January 13
11:16 2020

Këtë të diel i ftuar i Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në banakun e “ThumbOn” ishte moderatori i njohur Kelvi Kadilli. Bashkë me moderatoret ai ka komentuar sherret e fundit në showbiz që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Lidhur me debatin Mamaqi-Kallaku, Kelvi  ka shprehur simpatinë ndaj Ermal Mamaqit si aktor dhe se filmi i tij i pëlqeu më shumë sesa i Besit. Madje ai shprehet se Ermali është një njeri që punon fort dhe prandaj e vlerëson shumë. Prezantuesi shprehet se filmi i Besit nuk i pëlqeu fare dhe se kishte “humor lacash”.

“2 gishta mjaltë më pëlqeu më shumë. Ndërsa Falco s’më pëlqeu, humor lacash komplet. Edhe Besi s’më pëlqeu. Vlerësoj njerëzit që punojnë fort dhe Ermal Mamaqi është njëri nga ata. Ka treguar se bën humor më të mirë se Bes Kallaku”, shprehet Kelvi.

Epo gjithsecili ka të drejtë të shprehi pvrshtypjet e veta dhe “Falco” duket se nuk ka qenë në shijet e Kelvit./Blitz.al/

Share