Blitz

 Breaking News

Kelvi Kadilli: Falco s’më pëlqeu, humor lacash komplet!

Kelvi Kadilli: Falco s’më pëlqeu, humor lacash komplet!
January 13
11:09 2020

Kelvi Kadilli ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “ThumbON” i cili me deklaratat e tij të sinqerta, pa barriera ka pushtuar mediat mëngjesin e sotëm.

Ndër të tjera moderatori ka shprehur simpatinë ndaj Ermal Mamaqit si aktor dhe se filmi i tij i pëlqeu më shumë sesa i Besit, një temë kjo aktuale në botën e filmave, një treg që po ringjallet në vend.

Madje ai shprehet se Ermali është një njeri që punon fort dhe prandaj e vlerëson shumë.

“2 gishta mjaltë më pëlqeu më shumë. Ndërsa Falco s’më pëlqeu, humor lacash komplet. Edhe Besi s’më pëlqeu. Vlerësoj njerëzit që punojnë fort dhe Ermal Mamaqi është njëri nga ata. Ka treguar se bën humor më të mirë se Bes Kallaku”, shprehet Kelvi.

Moderatori i ftuar në “ThumbON” foli për shumë detaje të tjera personale dhe nga karriera e tij i cili aktualisht moderon çdo ditë “Ditë e re” në RTV Ora me Arjola Shehun. Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

 

Share