Kejvina paska bashkëjetuar me nipin e deputetit të PS-së?

Pak ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se, bukuroshja Kejvina Kthella u mbajt rreth 10 orë në pyetje në Prokurori lidhur ndaj atentatit të kryeprokurorit të Durrësit, pasi Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS-së dyshohet si një prej autorëve, me të cilin Kejvina kishte lidhje ndaj edhe u morr në prokurori. Më pas Redjan Rraja pranoi se ka qenë me Kejvinën kur ka ndodhur atentati, e pas këtyre lajmeve Kejvina shpërtheu në Instagram kundrejt portaleve.
Burime për “JOQ ALBANIA” bëjnë me dije se prej disa kohësh modelja e famshme bashkëjetonte me Rrajën.
Pas ngjarjes së bujshme, të njëjtat burime konfirmojnë se ajo ka nxjerrë poshtë pallatit të gjitha rrobat e tij.
Çifti thuhej se jetonin në një apartament në Selitë, Të paktën kështu shkruan JOQ. Mbetet për t’u konfirmuar sa i vërtetë është.