Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kejvina Kthella 10 orë në pyetje në Prokurori, i sekuestrohet edhe telefoni

Kejvina Kthella 10 orë në pyetje në Prokurori, i sekuestrohet edhe telefoni
November 08
12:20 2019

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella mësohet të ketë qëndruar rreth 10 orë në pyetje në Prokurori, madje i kanë sekuestruar edhe telefonin. Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka.

Aryseja për të cilën velina është hetuar ka të bëj me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja pak ditë më parë në Shkozet. Thuhet se Kejvina ka lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redjan Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit.

“Vajza e showbizit është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë. Është marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes apo për lëvizjet dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja përgjatë datës 1 nëntor të vitit 2019”. Blitz.al/Ronaldo Sharka

Share