Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kë ke kapur që je futur në Klan?” Moderatorja i bën pyetje të drejtpërdrejtë Alba Çobajt në emision

“Kë ke kapur që je futur në Klan?” Moderatorja i bën pyetje të drejtpërdrejtë Alba Çobajt në emision
April 13
16:22 2019

Kushdo që shkon në studion e emisionit “Thumb” nuk mundet kurrsesi që t’u shpëtojë pyetjeve thumbuese të dy moderatoreve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiut. Edhe Alba Çobaj nuk mund të bënte përjashtim.

Fatma i ka rikthyer ndërmend Albës një deklaratë të mëparshme të saj ku Alba thumbonte moderatoret se “kë kishin kapur” që kishin nisur punë në televizionet e mëdha.

Tashmë që Alba ka një emision në Tv Klan, një program të përditshëm dhe një kohë televizive të kënaqshme, Fatma e ka pyetur atë:

“Tani që je në Klan kë ke kap ti që je fut në një televizion kaq të madh në një emision të përditshëm?

Duke e marrë me sportivitet Alba është përgjigjur:

“Të jem e sinqertë, po të ishte kjo rruga që unë do të doja të kisha ndjekur, sa ndryshe do ishin gjërat o motër. Edhe shumë gjëra të tjera që njerëzit nuk kanë pse t’i dijnë. Do ishte shumë ndryshe po të ishte ashtu.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje