Blitz

 Breaking News

Kate Middleton tregon se si është të jesh mami në pallatin mbretëror

Kate Middleton tregon se si është të jesh mami në pallatin mbretëror
April 21
11:57 2017

Kate Middleton që në fillimet e saj ka pasur një sjellje që i shkon për shtat postit që aktualisht mban. Dukesha e Kembrixhit ka rrëfyer ditën e djeshme eksperiencën e saj si një nënë,  duke treguar të bukurat dhe vështirësitë që një gruaje si ajo i duhet të kalojë gjatë rritjes së fëmijëve.

Ajo ka treguar se nuk është aspak e lehtë për të rritur fëmijë, aq më pak të jesh pjesë e një familjeje mbretërore. Kate ka sugjeruar që gratë të bëhen pjesë e një aplikacioni të quajtur “Mush”, në të cilin nënat mund të marrin këshilla për njëra-tjetrën dhe socializohen së bashku në mirërritjen e fëmijëve.

“Ndonjëherë ndihesh e vetmuar, e izoluar, por duhet të jesh e vetëdijshme se njësoj si ty ka edhe shumë nëna të tjera që ndihen në këtë mënyrë.  Duhet të jesh me të vërtetë e guximshme për të arritur pritshmëritë”,- është shprehur Middleton.

Mëmësia është një nga gjërat më sfiduese që i duhet të bëjë një grua dhe gjithashtu diçka që e bën çdo ditë. Nga ana tjetër, të qenit baba ka sfidat e veta, edhe pse të dy në çift bashkë me princin Harry ia dalin më së miri. /Blitz.al/

Share