Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kate Middleton ka qenë e pasur para se të martohej me Princin Wiiliam, zbuloni pasurinë e saj

Kate Middleton ka qenë e pasur para se të martohej me Princin Wiiliam, zbuloni pasurinë e saj
September 23
17:49 2018

Nuk është surpizë që Kate Middelton ishte një zonjushë e sofistikuar para se të martohej me Princin William, fundja ata kishin qenë në të njejtën shkollë bashkë dhe frekuentonin të njejtat vende. Por ajo që nuk dihej është sa ishte pasuria e Kate dhe e familjes së saj para se ajo të bëhej Dukesha e Kembrixhit.

Sipas revistës “Time” ndërsa familja mbretërore mendohet të ketë një pasuri të jashtzakonshme prej rreth 88 miliardë dollarësh, familja Middleton e cila zotëron kompaninë “Party Pieces” vlerësohet me 30 deri në 50 milionë dollarë.  Sigurisht që nuk ka krahasim midis tyre por mund të themi që Dukesha nuk e ka pasur të vështirë para se të njihej me Princin.

Para se të zhvendosej në Pallatin Kensigton ku ajo tani jeton me familjen e saj të bukur, apartamenti i Kate kishte një vlerë prej 1.4 milionë dollarësh, goxha aparatament. Pasuria e tanishme e Dukeshës mendohet të jetë diku tek 10 milionë dollarë, me shumicën e parave që vijnë nga kompania e familjes së saj, por gjithashtu statusi dhe influenca që ka tani në Britani i kanë shtuar dhe përfitimet ekonomike.

E vetmja pyetje që kemi tani për çiftin mbretëror është, kur dalin për darkë, kush e paguan faturën? /Blitz.al/

Share