Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karlie Kloss shpjegon arsyen e vërtetë pse u largua nga Victoria’s Secret

Karlie Kloss shpjegon arsyen e vërtetë pse u largua nga Victoria’s Secret
July 05
15:59 2019

Në shkurt të vitit 2015, një ndër supermodelet më të njohura, Karlie Kloss vendosi të largohej nga skuadra e Victoria’s Secret Angels. Më herët, ajo kishte rrëfyer se arsyeja pse mori këtë vendim ishte sepse po vazhdonte studimet në Universitetin e New York.

Por e vërteta qëndron pak më ndryshe. Në një intervistë për British Vogue, modelja ka shpjeguar se portretizimi i vajzave nga VS binte në kundërshtim me parimet e saj feministe:

“Arsyeja pse vendosa të mos punoj më për Victoria’s Sevret është sepse ndieja që nuk ishte një imazh i vërtetë reflektues i asaj që jam dhe i mesazhit që doja t’i dërgoja vajzave të reja në botë, për atë çka do të thotë të jesh e bukur. Mendoj se ai ishte një moment kyç ku unë mora fuqinë time si feministe, të isha e aftë të bëja zgjedhejt e mia dhe historinë time, qoftë nëpërmjet kompanive që zgjedh të punoj, apo nëpërmjet imazhit që transmetoj në botë.”

Drejtori ekzekutiv i marketingut të VS u shpreh në atë kohë që Karlie për të do mbetej gjithnjë një “VS Angel”, por tashmë nuk mund të vazhdonte më pranë tyre për shkak të angazhimeve të tjera që nuk i lejonin kohë për sfilatën. Ndërsa pas deklaratës së modeles disa ditë më parë, ku shpjegoi arsyen e mësipërme, asnjë përfaqësues i kompanisë nuk ka reaguar. /Blitz.al/

via GIPHY

 

Komento
Shperndaje