Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kaq ditë pas sherrit me “On Records”, Mozzik nuk i kursen sërish “thumbat” në mes te koncertit!

Kaq ditë pas sherrit me “On Records”, Mozzik nuk i kursen sërish “thumbat” në mes te koncertit!
February 11
10:16 2018

Largimi i Mozzik dhe Getinjo nga “On Records” u kategorixua si ‘sherr’ nga të gjithë mediat pasi pati akuza dhe ofendine të forta si nga ana e këngëtarëve ashtu edhe nga ana e drejtuesve të labelit. Meti Elshani, menaxheri kryesor i labelit “On Records” deklaroi para disa ditësh se Mozzik dhe Getinjo nuk mund t’i përdornin më këngët e tyre nëpër koncerte pasi ato janë produkte të “On Records” me të drejta të plota. Për këtë, këngët nuk janë më as në Youtube.

Por Mozzik ka vendosur të guxojë dhe ka kënduar këngën ‘Cocaina’ në koncertin e tij në Zvicër dhe ka postuar një video në Instagram. “Hiç bre se lëshoj këngën!” – ka shkruar ai, duke nënkuptuar se pavarsisht kërkesës së On Records ai sërish do vazhdojë t’i përdorë këngët e tij.

Tani presim reagimin e drejtuesve të labelit, që s’duhet të jenë shumë të kënaqur për këtë fakt. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje